Ballina Lifestyle Kate Winslet “zhduk” skenën më romantike të ‘Titanic’: Ishte një makth…

Kate Winslet “zhduk” skenën më romantike të ‘Titanic’: Ishte një makth…

8
0

Kur dëgjon fjalën “Titanik”, imazhi i parë që të vjen në mendje është ndoshta Kate Winslet dhe Leonardo di Caprio teksa përqafohen në cep të anijes. Një skenë që solli lot emocionesh tek shikuesit, pjesa më romantike i filmit të James Cameron në 1997-ën.

Megjithatë, shumë vite më vonë, aktorja Kate Winslet nuk paska të njëjtin mendim. Duke treguar detaje nga prapaskenat, ajo shprehet: Gjithçka që shoh është se sa e vështirë ishte për mua të merrja frymë në atë korse të mallkuar. Xhirimi i kësaj skene ishte një makth. Leo nuk mund të ndalonte së qeshuri dhe na u desh ta rixhironim rreth katër herë sepse James donte ndriçim të mirë, por perëndimi i diellit po e komplikonte pak.

“Ne ishim në një pjesë të anijes, jo në të gjithë anijen ku po filmonim. Na u desh të ngjitnim një shkallë për të arritur atje. Ekuipazhi i grimit dhe flokëve nuk mund të ngjitej. Leo duket krejtësisht natyral, por e kanë grimuar me një pudër më të errët se lëkura e tij. Në njërën anë të fustanit kam fshehur furçat dhe sfungjerët”, vijon ajo.