Real Madridi ka korrur fitore bindëse me rezultat 3:1 ndaj Villarealit, në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Spanjës.
Futbollistët e Realit patën më shumë nga loja dhe raste shënimi.
Vinicius vazhdimisht ishte i rrezikshëm për portën e “Nëndetëses së Verdhë”.
Vinicius (47’ e 69’ – nga penalltia) e Mbappe (81’) – realizuan për fitoren e Realit. Për udhëtuesit shënoi Mikautadze (73’).
Villareali mbetet pa një lojtar nga minuta e 77-të, Mourino përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.
Reali kryeson me 21 pikë po ka dy pikë e një ndeshje më shumë se Barcelona dhe Villareali renditet në vend të tretë me 16 pikë.