Ballina Lifestyle Denise Richards dëshmon kundër ish-burrit: Ai gati sa nuk më vrau

Denise Richards dëshmon kundër ish-burrit: Ai gati sa nuk më vrau

37
0

Denise Richards dëshmoi kundër ish-bashkëshortit të saj, Aaron Phypers.

Ish-bashkëshortët morën pjesë dje në një seancë dëgjimore në lidhje me një urdhër të përkohshëm kufizues që mori Richards.

Ndërsa dëshmoi në gjykatë, Richards përmendi abuzimin e dyshuar në martesë.

Ajo pretendoi se Phypers shpesh e kërcënonte se do ta hidhte nga dritarja dhe ballkoni i hotelit, dhe me lot në sy deklaroi: “Ai gati sa nuk më vrau”.

Richards shpjegoi gjithashtu se çfarë çoi në ndarjen e tyre, kur i kërkoi Phypers të largohej nga shtëpia e tyre.

“Ai u zemërua shumë me mua, ishte i paqëndrueshëm. Në atë kohë, sapo isha shëruar nga një lifting i plotë i fytyrës dhe ende kisha qepje pas veshëve. Ai më kapi për krahësh, më bërtiti dhe më ofendoi, duke më quajtur ‘mashtruese dhe gënjeshtare'”, tha ajo.

“Ishte e vështirë për mua ta pranoja. Ndihesha e frikësuar për të. Jam shumë më e vogël se ai”, tha ajo.

Të nesërmen, Phypers dhe babai i tij hynë në dhomën ku po flinte Richards dhe dyshohet se e kërcënuan se do të publikonin foto nudo të saj. Richards pretendon më tej se Phypers e goditi.

Denise thekson se Phypers mohoi ta ketë goditur.

Pas kësaj, Richards përshkruan disa incidente dhe goditje të tjera. Ajo pretendon se ai e goditi me dhunë në fytyrë dhe kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Më vonë pretendoi se Richards e kishte tradhtuar dhe se kishte gjetur mesazhe në telefonin e saj që tregonin tradhtinë e supozuar.