Ballina Lifestyle Nicole Scherzinger kritikohet pasi vonoi fansat një orë në koncertin e saj

Nicole Scherzinger kritikohet pasi vonoi fansat një orë në koncertin e saj

17
0

Këngëtarja dhe ylli i muzikës pop, Nicole Scherzinger, është përballur me kritika të ashpra pasi ka mbajtur fansat në pritje për më shumë se një orë në koncertin e saj në Royal Albert Hall në Londër.

Publiku shprehu pakënaqësinë në rrjete sociale, duke e cilësuar sjelljen e saj si “të paarsyeshme” dhe “diva”.

Sipas mediave britanike, vonesa vjen vetëm pak ditë pasi drejtues të West End kanë ngritur ankesa për “sjellje të papërshtatshme dhe vështirësi në bashkëpunim” gjatë projekteve të fundit ku Scherzinger ka qenë e përfshirë.

Megjithë polemikat, artistja 46-vjeçare zhvilloi një performancë spektakolare, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, por incidenti ka lënë një shije të hidhur tek shumë prej adhuruesve të saj.