Ballina Kronika Gjykata la në burg Elvis dhe Gjon Shkambin, autorët i kërkojnë falje...

Gjykata la në burg Elvis dhe Gjon Shkambin, autorët i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

5
0

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës tre ditë më parë.

Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Baunsh Kopxhaj janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’. Seanca u zhvillua sot nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë.