Ballina Rajoni Në 200 vende të ndryshme/ Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë,...

Në 200 vende të ndryshme/ Tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë, do të ketë edhe në Leskovac

31
0

Ditë e rëndësishme sot në Serbi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, këtë të shtunë do të ketë 200 tubime në mbështetje të serbëve në Kosovë.

Qendra për Stabilitet Shoqëror dhe lëvizja “Građani protiv blokada” organizon këto tubime në vende si Subotica, Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Nish, Kruševcin, Zrenjaninin apo edhe Kraljevon.

Jo vetëm kaq, por tubim pritet edhe në vendin ku do luhet ndeshja me Shqipërinë, pikërisht në Leskovac.

Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi më parë se këto protesta vijnë si shenjë kundërshtimi ndaj bllokadave dhe dhunës, por edhe si një mbështetje e fortë për serbët në Kosovë.

“Këtë herë, tubimi nuk do të jetë vetëm një mesazh ‘ndal bllokadave’, por edhe një shenjë solidariteti”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Ložionica të Beogradit.