Ballina Sport Bërnabiq: Dialogu me Kosovën, fokusi kryesor i qeverisë së re, sidomos pas...

Bërnabiq: Dialogu me Kosovën, fokusi kryesor i qeverisë së re, sidomos pas vendimit për targat RKS

27
0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se është e nevojshme që në mënyrë efektive të formohet qeveria e re e Serbisë, fokusi kryesor i së cilës tha se do të jetë dialogu me Kosovën.

“Për të vazhduar punën për integrimet eroupiane, prioritet i qartë i administratës së re, formimi efektiv i qeverisë së re të Serbisë është vendimtar. Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Prishtina”, ka thënë ajo në një tekst autorial për mediumin amerikan, Politico.

“Qeveria e ardhshme do të duhet gjithashtu të fokusohet në diversifikimin e energjisë, duke ndërtuar mbi arritjet si hapja e gazsjellësit për në Bullgari dhe të vazhdojë me reformat jetike të sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me ODIHR dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”, shtoi ajo.

Ajo ka shkruar se “demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosja e një fletëvotimi në kuti”.

Ajo tha se në procesin paszgjedhor në Serbi duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu