Ballina Rajoni Greqi/ Babai konsumonte drogë në praninë e fëmijës,1-vjeçarja humbet ndjenjat dhe përfundon...

Greqi/ Babai konsumonte drogë në praninë e fëmijës,1-vjeçarja humbet ndjenjat dhe përfundon në intubim

43
0

Gjendet një fëmijë 1-vjeçar pa ndjenja në Patisia të Greqisë, ku sipas hetimeve gjendja e saj shëndetësore është rënduar, si pasojë e lëndës narkotike që babai i saj konsumonte.

Vogëlushja është gjetur brenda banesës, ku jeton me të atin e saj 27-vjeçar.

Uniformat blu lidhur me këtë ngjarje kanë zbuluar se babai i 1-vjeçares ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në praninë e vajzës së tij.

Policia tashmë e ka arrestuar këtë shtetas dhe fëmija ndodhet në intubim.

Fatkeqësisht, 1-vjeçarja po lufton për jetën pas dëmtimeve nga lënda narkotike.