Ballina Aktualitet Ulen deri -5°C temperaturat, moti nis me diell por merr kthesën e...

Ulen deri -5°C temperaturat, moti nis me diell por merr kthesën e fortë orët e pasdites

50
0

Këtë të dielë dp të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër ku i ftohti do të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu