Ballina Aktualitet Marshimi historik mbërrin te Kuvendi, qytetarët shpërthejnë në kor: Parlamenti i krimit!

Marshimi historik mbërrin te Kuvendi, qytetarët shpërthejnë në kor: Parlamenti i krimit!

36
0

Protesta masive në kryeqytet ka marrë një rrjedhë të re dinamike. Pasi lanë pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “oqeani” i njerëzve qëu shtri deri te Sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar masivisht nëpër rrugët e Tiranës dhe sapo kanë mbërritur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.

Sapo koka e marshimit ka ndaluar përpara institucionit ligjvënës, dëgjohen brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”.

Kjo lëvizje vjen si një tjetër mesazh i prerë i qytetarëve, të cilët pas performancave të mëparshme simbolike ku kërkuan burgosjen e liderëve politikë pa dallim partish, tashmë kanë shënjestruar godinën ku miratohen ligjet e vendit.