Ballina Sport Ora e Yamal kushton sa një shtëpi!?

Ora e Yamal kushton sa një shtëpi!?

36
0

Lamine Yamal tërhoqi vëmendjen jo vetëm me paraqitjen elegante, por edhe me orën luksoze në kyçin e dorës.

Talenti i Barcelonës u shfaq në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026 me një aksesor ekskluziv, vlera e të cilit llogaritet sa çmimi i një shtëpie.

Bëhet fjalë për një orë “Richard Mille RM 67-01” në ar rozë, e kombinuar me rrip në të njëjtën nuancë.

Sipas vlerësimeve të publikuara, çmimi i saj në treg luhatet nga 240 mijë deri në 260 mijë euro.Një shumë marramendëse për një aksesor që, për shumë njerëz, mund të kushtojë sa një banesë.

Modeli “Richard Mille RM 67-01” është pjesë e koleksioneve të markës zvicerane të njohur për orët luksoze, dizajnin modern dhe mekanizmat e sofistikuar. Kutia e hollë, forma karakteristike dhe mekanizmi i dukshëm e bëjnë këtë model të dallueshëm mes orëve të nivelit më të lartë.

Yamal e kombinoi orën me një kostum elegant të zi dhe një karficë rozë në formë luleje nga “Chanel”, duke krijuar pamje që nuk kaloi pa u vënë re edhe jashtë fushës së futbollit.

Edhe pse në garën për “Topin e Artë” u rendit i treti, pas fituesit Harry Kane dhe Mbappe, 18-vjeçari spanjoll ishte ndër protagonistët e mbrëmjes. Këtë herë, përveç talentit dhe ambicies së tij sportive, vëmendjen e mori edhe luksi që shoqëron yllin e ri të Barcelonës.