Ballina Sport Boksieri shqiptar ka këto fjalë për Anthony Joshuan

Boksieri shqiptar ka këto fjalë për Anthony Joshuan

62
0

Kristian Prenga është më i vendosur se kurrë për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe me karakter fituesi në ring, në ndeshjen e ringut përballë britanikut Anthony Joshua, një kampion i konfirmuar në arenën botërore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tregon se trupi dhe mendja e tij janë në 100%-shin e duhur për të dhuruar një performancë “epokale” që do të mbahet mend gjatë në historinë e boksit.

“Trupi i përgatitur dhe mendja e gatshme”, shkruan Prenga.

Kaq mjafton që kundërshtari i tij të “matet” mirë pasi edhe më herët, vetë boksieri nga Mirdita ia ka bërë të qartë se nuk do të tregojë respekt kur të zbresë në ring.