Ballina Lifestyle Kur u kthye, u pa gjithçka: Bianca Censori shëtit gjysmë e zhveshur...

Kur u kthye, u pa gjithçka: Bianca Censori shëtit gjysmë e zhveshur në qytet

99
0

Stili i saj provokues në Tbilisi mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa Kanye West u shfaq pranë saj me veshje lëkure

Bianca Censori duket se garon me vetveten kur bëhet fjalë për stilet provokuese, të cilat në shumicën e rasteve bazohen te zhveshja. Në këtë frymë, ajo u shfaq mbrëmë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ku po shijonte një dalje nate me bashkëshortin e saj, Kanye West.

Këtë herë, Bianca veshi një fustan prej tyli, me detaje të zeza të fryra në pjesën e përparme, të cilat nga ai kënd e maskonin faktin se nuk kishte veshur të brendshme. Mirëpo, kur u kthye, kjo u bë e dukshme. Për më tepër, prerja e fustanit imitonte formën e tangave, ndaj për një çast dukej sikur mund të kishte zgjedhur atë lloj të brendshmesh, por dilema u zgjidh shpejt: jo, nuk kishte veshur.

Paraqitjen më shumë se provokuese e plotësoi me nallane, të cilat me gjasë do ta shënojnë sezonin e ardhshëm të modës verore. Ndërsa fustane të tilla, të veshura pa të brendshme, vështirë se do të bëhen trend i përgjithshëm, edhe pse zhveshja është shumë e pranishme në skenën publike.

Megjithatë, jashtë kësaj skene vazhdon të ekzistojë edhe një modë tjetër, më e përmbajtur, ndërsa Bianca, në fushën e veshjeve sfiduese dhe zhveshjes publike, mbetet pothuajse e pakrahasueshme.