Ballina Aktualitet Vajza e emigrantit të ‘Vlorës’: Babai iku në ’91, sot u ktheva...

Vajza e emigrantit të ‘Vlorës’: Babai iku në ’91, sot u ktheva për të protestuar kundër Ramës

39
0

Vajza e një prej shqiptarëve që u larguan nga Durrësi drejt Italisë me anijen “Vlora” në vitin 1991, është rikthyer sot në Shqipëri me flotiljen “Global Sumud”, duke iu bashkuar protestës kundër qeverisë Rama. Ajo rrëfeu historinë e babait të saj, i cili u ngjit në anije në mënyrë spontane, pa e ditur se çfarë e priste në udhëtimin drejt Italisë.

Ajo tregoi se “Vlora” nuk ishte një anije për transport njerëzish, por një anije që transportonte sheqer, ndërsa kushtet në bord ishin të jashtëzakonshme. Ajo tha se emigrantët konsumonin sheqer për të mbijetuar, derisa u mbaroi uji. 35 vite më pas, ajo kthehet në Shqipëri në drejtim të kundërt me babain e saj, këtë herë me një mesazh kundër qeverisë dhe në mbrojtje të vendit dhe natyrës.

Rrëfimi i saj:

Më falni për shqipen, po ka disa vite që jam në Itali.  

Edhe  unë jam vajza e babait tim që u nis në 91-shin për me ikur nga Durrësi me anijen Vlora në, në Itali.  

Ai është nisur në një ditë normale. Ishte duke bërë, ishte në det me shokë të vet, edhe panë anijen që ishte duke u mbushur.

Edhe, edhe kanë zgjedhur në atë moment, domethënë çështje sekondash, kanë zgjedhur me hipur të gjithë bashkë , për me hipur te anija, po nuk e dinin çfarë do i priste.

Edhe ishte edhe një formë loje.

Edhe në atë moment kanë hipur te anija edhe kanë hipur edhe te këto kanë hipur te litarët edhe i kanë çarë duart komplet, për me parë që kanë hipur te një anije që vinte nga Kuba edhe ishte një anije që kishte, transportonte vetëm sheqer brenda.

Nuk ishte një anije për me mbajtur njerëz.

Edhe ishte një anije plot me sheqer. Edhe  ishte e vetmja gjë që mund të hanin. Domethënë edhe kanë ngrënë sheqer gjersa kishte ujë, edhe kur uji mbaroi nuk mund të hanin më. Imagjinoni.