Ballina Lifestyle Influencuesja shpërthen në lot pas takimit me Cristiano Ronaldon: S’mund ta besoj...

Influencuesja shpërthen në lot pas takimit me Cristiano Ronaldon: S’mund ta besoj se është reale…

71
0

Një moment i veçantë dhe plot emocione është regjistruar në ‘Cidade do Futebol’, ku influencuesja e njohur e futbollit, Céline Dept, ka realizuar një ëndërr të madhe duke takuar idhullin e saj, Cristiano Ronaldo.

Takimi ka qenë tepër emocional për belgen, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë përballjes me yllin portugez, një nga figurat më ikonike të futbollit botëror.

Pas këtij momenti, ajo ka ndarë emocionet e saj edhe në rrjetet sociale, duke pranuar se ende e ka të vështirë ta besojë atë që ka ndodhur.

“Nuk mund ta besoj se kjo është reale. Kisha mundësinë të takoja idhullin tim të madh, Cristiano Ronaldon. Personi që jo vetëm më ka frymëzuar të filloj të luaj futboll, por edhe më ka motivuar të punoj fort, të besoj në veten time dhe të mos dorëzohem kurrë,” ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo ka shtuar se Ronaldo është një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën dhe se ky moment do të mbetet i paharrueshëm për të.

“Cristiano është një frymëzim për kaq shumë njerëz. Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë,” ka përfunduar influencuesja belge.

Ky takim i veçantë tregon edhe një herë ndikimin global të Cristiano Ronaldos, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura dhe më frymëzuese të sportit modern.