Taylor Swift ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj të hënën.
Këngëtarja 36-vjeçare, e njohur për hitin “Anti-Hero”, u bë artistja më e re në histori që përfshihet në Sallën e Famës së Kantautorëve të Nashville-it, gjatë ceremonisë gala për 56-vjetorin e organizatës.
Për këtë ngjarje të veçantë, të mbajtur në Qendrën Music City në Nashville, Tennessee, Swift zgjodhi një paraqitje elegante, me një fustan të shkurtër prej kadifeje me motive lulesh nga stilistja Raisa Vanessa. Ajo e kompletoi veshjen me këpucë me taka nga Jimmy Choo.
Ylli i muzikës shkëlqente nga gëzimi teksa u nderua me këtë vlerësim nga Brad Paisley, 53 vjeç, me të cilin kishte qenë më parë në turne.
Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, Swift iu referua me humor edhe “prishjes së marrëdhënieve” me këngëtarin e muzikës country, e cila, sipas saj, kishte zgjatur pothuajse dy dekada. Më pas, ajo kujtoi edhe fillimet e karrierës së saj dhe albumin e parë.
“Jemi të larguar që nga viti 2007”, i tha ajo Paisley-t, duke shpjeguar para të pranishmëve se gjithçka kishte nisur pasi ai kishte shkuar tepër larg me një shaka gjatë turneut, raportoi revista “Rolling Stone”.
Swift tregoi se Paisley ia kishte mbushur të gjithë autobusin e turneut me mijëra bulktha të gjallë.
“Për muaj të tërë nuk mund të flija. Gjithë natën mendoja të blija një hardhucë shtëpiake për ta zgjidhur këtë problem”, rrëfeu këngëtarja.
Paraqitja e saj vjen pasi “Daily Mail” publikoi fotografi ekskluzive që tregojnë se si ekipi i saj i dekorimit e transformoi sallën Madison Square Garden për dasmën luksoze me yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce, 37 vjeç.







