Ballina Lifestyle Kylie Jenner provokon me fushatën e re, pozon nudo nën pallto dhe...

Kylie Jenner provokon me fushatën e re, pozon nudo nën pallto dhe shfaqet duke pirë cigare

55
0

Kylie Jenner po bën gjithçka për të tërhequr vëmendjen drejt linjës së saj të modës, duke publikuar një fushatë të re reklamimi që ka tërhequr vëmendje për pozat provokuese.

Sipërmarrësja 29-vjeçare, e cila së fundmi është parë me partnerin e saj, aktorin e nominuar për çmimin Oscar, Timothée Chalamet, ka publikuar në Instagram fotografi nga fushata e re për markën e saj Khy, shkruan Daily Mail.

Në fotografitë e publikuara, Jenner shfaqet pa rroba nën disa pallto, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj sensuale.

Në njërën prej fotove, ajo pozon e veshur vetëm me një pallto të gjatë të zezë, duke ekspozuar këmbët, ndërsa në fotografi të tjera shfaqet me një pallto gëzofi në nuanca kafe dhe të zeza, pa veshje të brendshme.

Fushata nuk kaloi pa u vënë re edhe për një tjetër detaj: në disa prej fotografive, Jenner shfaqet duke pirë cigare, pavarësisht se marka e saj ka edhe ndjekës të rinj.

Motra më e vogël e Kim Kardashian është drejtoreshë kreative e markës Khy, e cila synon të pasqyrojë stilin dhe transformimin e saj.

Përmes kësaj fushate, Jenner duket se po përpiqet të tërheqë vëmendjen drejt koleksionit të ri, duke kombinuar modën me një imazh provokues.