Ballina Kronika E rëndë në Durrës/ 19-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati...

E rëndë në Durrës/ 19-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i pestë i pallatit

120
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.

Një 19-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i një pallati.

Për pasojë e reja ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 19-vjeçarja ishte në kushte të rënda psikologjike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.