Ballina Sport ​Sa vlen Topi i Artë dhe sa fiton fituesi i çmimit?

​Sa vlen Topi i Artë dhe sa fiton fituesi i çmimit?

42
0

Fitimi i Topit të Artë nuk shoqërohet me një shpërblim të drejtpërdrejtë financiar nga organizatorët, por mund t’i sjellë fituesit të ardhura të konsiderueshme përmes bonuseve kontraktuale, sponsorizimeve dhe marrëveshjeve komerciale.

Sipas mediumit italian SportMediaset, duke iu referuar Calciomercato.com, revista France Football nuk i ofron fituesit të çmimit para të gatshme. Përfitimet financiare varen nga marrëveshjet që futbollisti ka me klubin e tij dhe partnerët komercialë.

Shumë klube të mëdha përfshijnë në kontratat e lojtarëve bonuse për fitimin e çmimeve individuale prestigjioze. Në këto raste, triumfi në garën për Topin e Artë mund të aktivizojë një shpërblim të paracaktuar, që i shtohet pagës së futbollistit. Edhe kur nuk ekziston një bonus i tillë, fitimi i këtij çmimi mund t’i japë lojtarit një pozicion më të favorshëm gjatë negociatave për rinovimin e kontratës ose rritjen e pagës.

Një tjetër burim i rëndësishëm i të ardhurave janë sponsorët personalë. Fitimi i Topit të Artë rrit dukshmërinë ndërkombëtare të futbollistit dhe vlerën e tij në tregun e reklamave. Kontratat me sponsorët teknikë mund të përmbajnë bonuse të veçanta për këtë arritje, ndërsa suksesi mund të hapë dyert edhe për bashkëpunime të reja komerciale.

Sa i përket vlerës materiale të trofeut, ajo është dukshëm më e vogël sesa rëndësia e tij sportive. Topi i Artë nuk është prej ari të pastër, por ka një strukturë metalike të mbuluar me ar. Kostoja e vlerësuar e prodhimit, duke përfshirë materialet dhe punën artizanale, është rreth 3.000 euro.

Kështu, edhe pse fituesi nuk merr një çek nga organizatorët, çmimi mund të ketë ndikim të madh në të ardhurat e tij, varësisht nga kontratat dhe marrëveshjet kome.