“Israel Today” i ka kushtuar vëmendje fjalimit të kryeministrit Edi Rama, të mbajtur dje gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.
Media izraelite ndalet veçanërisht te deklaratat e Ramës për përfshirjen e Iranit në protestat e fundit në Shqipëri kundër projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner. Kryeministri e ka artikuluar prej kohësh këtë akuzë dhe për këtë çështje ka pasur edhe përplasje publike me zyrtarë iranianë.
Duke iu referuar fjalimit të Ramës, “Israel Today” citon: “Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen aktive të një vendi armiqësor, të vetmit vend armik që ka Republika e Shqipërisë. Është Republika Islamike e Iranit. Duhet të jesh idiot të thuash që Irani nuk është i përfshirë kur vetë zëdhënësi i qeverisë iraniane ka shkruar qartë ‘Rama ik’ në shqip.”







