Përmes një vendimi të marë 1 vit më parë në 24 Tetor 2025 Unisversiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, është bërë pjesë e projektit të parkut teknologjik dhe shkencor të shoqërisë aksionere “Durana Tech Park” që zotërohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare.
Vendimi për përfshirjen e këtij institucioni publik të arsimit Shqiptar, brenda një parku teknologjik që është cilësuar si “çerdheja” e korrupsionit dhe krimit, është marë nga rektori i Universitet të Durrësit, Profesor/Doktori, Shkëlqim Fortuzi.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se përfshirja e universitetit të Durrësit në Parkun Teknologjik, është bërë 7 muaj pasi “Durana Tech” ishte rregjistruar si Shoqëri Aksionere në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.
Menjëherë pas këtij vendimi, rektori Shkëlqim Fortuzi ka ngarkuar Bordin e Administrimit të Universitetit, me qëllim ngarkimin e termave financiare.
Futja e universitetit në këtë “çerdhe” të inovacionit korruptiv bëhet në një kohë ku aty s’ka asnjë godinë, asnjë themel dhe asgjë për të ushtruar funksionin inovativ dhe krijues në paisje teknologjike dhe shkencore.
Pasi prej 1 vit e 7 muaj nga krijimi i shoqërisë aksionere “Durana Tech Park”, në teren nuk është bërë asgjë. Kjo është një arsye më tepër që rektori i Universitetit të Durrësit, Fortuzi, të mos mbështesë protestën e studentëve.
Ka pasur indicie, se rektori ka lobuar tek pedagogët dhe zyrtarët e tjerë të Universitetit, për të penguar studentët me qëllim që të mos dalin në protestat studentore që kanë përfshirë Tiranës dhe disa qytete të vendit.
Zona ku është planifikuar të ndërtohet ky park inovativ që parashikon parajsën fiskale për bizneset e teknologjisë, vijon të jetë ende lëndina e ish-antenave të Radio-Televizionit Shqiptar në Xhafzotaj.
Projekti ka marrë 52 hektarë tokë shtetërore në Xhafzotaj dhe 15 vjet përjashtim fiskal, ndërsa kritikët dhe denoncuesit kanë pretenduar se në terren bëhet fjalë për një hapësirë boshe, duke e cilësuar si një skemë mashtrimi.
Lidhur me këtë projekt, prokuroria e posaçme SPAK ka zgjeruar hetimet për AKSHI-n duke përfshirë në verifikime projektin “Durana Tech Park”, të administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) nën drejtimin e Elira Kokonës.
Hetimet e SPAK tregojnë se kompani teknologjike që përfitonin fonde publike nga AKSHI, kanë shfrytëzuar gjithashtu lehtësirat fiskale të këtij parku.
Në fokus të verifikimeve kanë qenë subjekte dhe emra të njohur të fushës së IT-së dhe softuerëve, përfshirë kompani si Data Atom (Ermal Beqiri), ABINTECH (Besnik Leskaj) dhe CyberMind Labs (Gëzim Hoxha) e të tjera.
Gjatë një interviste në televizionin “Syri Tv”, ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, publikoi detaje të tjera tronditëse, sesi qeveria “Rama”, jo vetëm u ka dhënë tendera sekret Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, por njëkohësisht ka krijuar edhe kushtet që këto kompani të përjashtohen nga pagesa e taksave, duke u regjistruar si biznese në qendrën “Durana” në Xhafzotaj.
Ndërkohë opozita dhe disa media e kanë cilësuar projektin si një skemë problematike ose “parajsë fiskale” të pashfrytëzuar si duhet, duke ngritur shqetësime për mënyrën e zhvillimit të tokës dhe lidhjet me institucionet shtetërore.
Partia Demokratike dhe figura të opozitës kanë dorëzuar gjithashtu kallëzime dhe denoncime publike duke i kërkuar SPAK-ut hetim të plotë mbi tenderët dhe fondet e lidhura me këtë park.









