Ballina Slider Karriera e vështirë e Harry Kane drejt “Topit të Artë”, thyen pritjen...

Karriera e vështirë e Harry Kane drejt “Topit të Artë”, thyen pritjen 25-vjeçare, bëhet anglezi i pestë që fiton Topin e Artë

52
0

Nuk ka limite për të realizuar ëndrrat. Edhe kur je 33-vjeç dhe kërkon të fitosh “Topin e Artë” për herë të parë në karrierë, pikërisht në Londër, në qytetin ku ke lindur dhe ke shënuar pa fund gola.

Harry Kane e bëri realitet.

Sulmuesi anglez u ngjit në piedestalin e botës së futbollit, por rruga deri aty nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Pavarësisht instiktit të tij për të gjetur portën kundërshtare si pak të tjerë në botë, në hapat e parë të karrierës vuajti shumë.

Shkoi për një periudhë kohe në provë tek Arsenali, por aty e skarcuan duke e konsideruar mbipeshë.

Përpara sesa të transferohej tek Totenhemi, ku u bë simbol i skuadrës u desh të luante me Leyton Orient dhe Leiçesterin.

Me londinezët qëndroi për 10 vite duke shënuar 280 gola. Por pavarësisht kësaj e përndoqi fakti që nuk fitonte kurrë trofe. Vendosi të largohej nga Londra për një ekip të madh si Bayerni.

Madje edhe në sezonin e parë në Gjermani përndoqi ky mallkim, kur titullin kampion e fitoi Leverkuseni. Por Kane nuk u dorëzua.

Me golat e tij u bë pikë referimi dhe udhëhoqi skuadrën drejt trofeve në vitet pasardhëse dhe u shndërrua në një prej sulmuesve më të kompletuar të futbollit modern.

Ai është i rezervuar në jetën private. Në vitin 2019 është martuar me Keti Gudland, me të cilën u dashurua që në bankat e shkollës.

Familja Kane kanë 4 fëmijë. Pasioni i tij përtej futbollit janë golfi dhe futbolli amerikan.