Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur sot në SPAK.
Ai shoqërohet nga avokati i tij. Mësohet se është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton dosjen “Balluku.” Thirrja e tij vjen një ditë pas përshkallëzimit të akuzave të SPAK kundrejt ish-zv/kryeministres, e cila dyshohet tashmë edhe për korrupsion e pastrim parash, si dhe iu sekuestrua një vilë në Dhërmi.
Rreth dy javë më parë, Verdho u paraqit sërish duke thënë se ishte thirrur si “person në dijeni për një çështje të vjetër.”
Verdho u emërua në krye të këtij posti në fillim vitit 2024. Më herët ai ka qenë drejtues Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.







