Ballina Politika “7.5 ton kokainë dhe 200 pasuri”/ Bardhi sulmon Ramën: Ky është modeli...

“7.5 ton kokainë dhe 200 pasuri”/ Bardhi sulmon Ramën: Ky është modeli i pushtetit me krim dhe drogë

93
0

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se e mban pushtetin përmes lidhjeve me krimin.

Bardhi i referohet aksionit të fundit të SPAK, ku rezulton se një trafikant droge kishte përfituar plot 69 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa thekson se kjo është arsyeja pse ai refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim.

Postimi i plote;

“KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA”

7.5 ton kokainë e trafikuar.
50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
Mbi 69 milionë euro kontrata.
232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK.

Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.

Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.

Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.