Ballina Sport Capello: Roma është njëra nga kandidatet për titull kampioni

Capello: Roma është njëra nga kandidatet për titull kampioni

77
0

Fabio Capello ka folur për Romën dhe për ambiciet e skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini, duke e konsideruar ekipin verdhekuq si njërin prej kandidatëve seriozë për fitimin e titullit të Serie A.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Capello e analizoi paraqitjen e Romës dhe mënyrën se si skuadra është përshtatur me trajnerin e ri.

“Duke folur në thelb, Roma është rikthyer të luajë ashtu siç e përfundoi sezonin e kaluar. Ka treguar se nuk ka probleme integrimi dhe nuk duhet të bëjë diçka ndryshe.

Gasperini i njeh në mënyrë perfekte lojtarët e tij dhe futbollistët e njohin në mënyrë perfekte trajnerin. Ata zbresin në fushë dhe e përsërisin atë që e bënë në fazën finale të kampionatit të kaluar, kur arritën të rikuperonin terren deri tek kualifikimi në Champions League”, tha Capello.

Më pas, ish-trajneri i Romës u ndal edhe te repartin ofanziv. “Dhe përpara… Malen? Po, edhe sulmuesi qendror po konfirmohet. Prandaj rruga është e hapur: Roma është padyshim njëra nga kandidatet për titull, seriozisht”, theksoi ai.

Capello foli gjithashtu për Comon, skuadër që ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e saj në fillim të sezonit.

“I kam dëgjuar shumë njerëz duke e lavdëruar Comon, por unë nuk e kam parë ende një skuadër aq emocionuese sa thuhet”, deklaroi ish-trajneri i Milanit.

Sipas Capellos, forca kryesore e skuadrës së Cesc Fabregasit është mënyra se si të gjithë lojtarët e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Forca e Comos është se të gjithë e ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo u pa edhe të shtunën, në 20 minutat e fundit të vështira kundër Napolit: të gjithë u përshtatën, ndërsa trajneri i kuptoi vështirësitë dhe i vendosi mbrojtësit përballë sulmuesve”, shpjegoi Capello.

Megjithatë, sipas tij, Como ka ende shumë punë për të bërë. “Për Comon ka ende shumë për t’u punuar. Edhe Fabregas e ka kuptuar se do të përballet me skuadra që e dinë se Como është njëra prej pretendenteve. Prandaj lojtarët duhet të jenë shumë më të vëmendshëm, më të shpejtë në gjithçka, sepse kundërshtari do të luajë në 110 për qind të mundësive”, përfundoi Capello..