Ballina Kronika Kolegë e miq mes lotësh, i japin lamtumirën e fundit/ Nisin homazhet...

Kolegë e miq mes lotësh, i japin lamtumirën e fundit/ Nisin homazhet për efektivin e vrarë, Enea Mekolli

60
0

I jep sot lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” Enea Mekolli, efektivi i policisë i cili u vra nga Violand Braçellari, gjatë një operacioni të zhvilluar për kapjen e tij.

Homazhet në nderim të tij zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, të cilët nisën në orën 10:00 deri në 12:00.

Miq e kolegë mes lotësh, janë mbledhur për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.