Ballina Aktualitet Kreu i ILD-së Metani: Reagimet ekstreme për gjyqtarët e prokurorët, kanë çmim...

Kreu i ILD-së Metani: Reagimet ekstreme për gjyqtarët e prokurorët, kanë çmim të rëndë

40
0

Në Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike raportojnë sot mbi veprimtarinë e tyre vjetore për vitin 2024, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, , Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Fillimisht për të raportuar është thirrur kreu i ILD-së, Artur Metani. Metani ka falënderuar Kuvendin për aktin solem të mbajtjes një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja. Ndër të tjera, ai është shprehur se është shumë e vështirë gjetja e kufijve për shprehjen e pakënaqësive si për sistemin, ashtu dhe për deklaratat e forta kundër punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ajo që ndodhi ishte tronditëse për të gjithë. Dëshiroj të falënderoj Kuvendin për aktin solem të nderimit të gjyqtarit me 1 minutë heshtje. Solidariteti njerëzor dhe institucional është etik për tu përballur me situata të tilla. Gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e  gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ana tjetër reagimet ekstreme me çmim shumë të rëndë është shumë e vështirë”, tha Metani.