Ballina Aktualitet Kaosi dhe trafiku kilometrik, ndërpriten punimet në aksin Vorë–Ura e Dajlanit, ja...

Kaosi dhe trafiku kilometrik, ndërpriten punimet në aksin Vorë–Ura e Dajlanit, ja si do të procedohet

159
0

Punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit janë ndërprerë pas kaosit që u krijua ditën e djeshme ne trafikun, ku mjetet mbetën të bllokuar dhe në radhë kilometrike për orë të tëra. Burime bëjnë me dije se ARRSH ka zhvilluar një takim me Policinë Rrugore me qëllim që të gjejnë një tjetër mënyrë për të kryer punimet në këtë aks.

Kontrata e punimeve për këtë aks është 1 muaj, por parashikimet janë që të përfundojë brenda 2 javëve. 1 javë punime për njërën korsi dhe një javë për korsinë tjetër.

Po mendohet me policinë që ndërhyrjet për riparimin e asfaltit të bëhen me fasha orare, ose gjatë natës. Por kjo do të vendoset përfundimisht me policinë rrugore dhe ARRSH, për të pasur lehtësim të trafikut.