Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, që përfundoi i plagosur nga atentati te mbikalimi i Shkozetit më 1 Nëntor 2019, ka dëshmuar në GJKKO.
Vullnet Muça, ka treguar se kur i vëllai u plagos nga atentati i 1 nëntorit, e mori vesh nga lajmet në televizion ndërsa shton se në atë kohë nuk kanë pasur konflikte të hapura me askënd. Ai shprehet se nga plagosja e saj kohe, Aleksandër Laho sot është thuasje invalid.
Muça thotë se nuk ka asnjë njohje me dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe, si dhe as me emrat e tjerë të botës kriminale që përmenden në gjykatë.
Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas.
Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos: Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër , e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t ja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Ccybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.
Ndër të tjera, Vullet Muça mohon të jetë përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për çështje pronësie në zonën e Gjirit të Lalëzit. Në këtë dosje hetimore është dokumentuar skema kriminale e Rrumit të Shijakut me bandat e Durrësit e të Shijakut, i cili jepte prona në këmbim të ememinimit të kundërshtarëve.
Pyetje nga avokatët:
Vullnet Muça: Jam arrestuar për pune mesazhesh. Punë pronësie. Nuk kam lidhje me sigurim kushtet për të kryer vrasje. Bashkim Haxhinë nuk e njihja. Nuk kam falsifikuar dokumente për zonën e Lalzit. Plarent Dervishaj e kam njohur si kontigjent kriminal. Aldo Avdylin nuk e njoh.