Ballina Ekonomia Importi në Shqipëri, 70 për qind më i lartë në vitin 2024

Importi në Shqipëri, 70 për qind më i lartë në vitin 2024

24
0

Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70 për qind më shumë prodhime se vitin e kaluar.-

Tregu vendas po furnizohet nga prodhime bujqësore të importit. Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në tremujorin e parë, importet e zarzavateve u rritën me 70 për qind dhe ato të frutave 50 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, eksportet e perimeve, në sasi u rritën me 15 për qind në tremujorin e parë të vitit, shkruan euronewsl.al, transmeton klankosova.tv.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve ishte më e fortë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024. Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80 për qind.