Ballina Sport Shehi: Nuk më tremb asnjë kundërshtar, Partizani fiton titullin kampion

Shehi: Nuk më tremb asnjë kundërshtar, Partizani fiton titullin kampion

34
0

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi në prag të ndeshjes me Dinamon ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai u shpreh se do të bëjnë maksimumin nesër. Ndër të tjera Shehi beson se në fund Partizani do të ngrejë titullin kampion.

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, është e rëndësishme si të tjerat ato që kanë kaluar dhe ato që vijnë.

Do ta presim me uri për të bërë më të mirën dhe me përqëndrim sepse shohim dita ditës që episodet vendosin ndeshjet.

Mendoj që jemi në pozicion që kemi 3 pikë vendin e dytë dhe 2 pikë ata që janë poshtë nesh, bëjmë maksimumin për të marrë fitoren, iu kam thënë djemve që mos i biem pishmanit dhe të luajnë pa presion, kur presioni e kalon dozën atëherë të frenon.

Situata është e njëjtë me javën e kaluar, nuk është rikuperuar Hadroj, ai sakrifikoi javën e shkuar dhe nuk do të kërkojmë të bëjmë dëm të madh, ka një shqetësim që do kohën e vet për rikuperim.

Nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët, ekipi duhet të kalojë ngërçin psikologjik, shpresoj të hyjnë në fushë me autoritetin që i karakterizon. Smë tremb asgjë kur çunat e mi japin 100% në fushën e lojës. Në futboll situatat janë dinamike çdo gjë e lidh me skuadrën nëse bëjmë më të mirën në “Final Four” ne do të jemi atë që do të ngremë titullin kampion.

Çdo gjë është relative në futboll dhe kush i frikësohet kundërshtarit më mirë mos ta bëjë këtë punë, situatat kalohen me besim dhe përqëndrim.

Në sulm kemi 4 lojtarë për një pozicion në varësi të situatave mund ti fusim edhe të gjithë njeherë. Duam të jemi agresivë përpara portës sepse episodet vendosin ndeshjet. Të dyja stadiumet janë të kryeqytetit, nesër do të fitojë ajo skuadër e përqëndruar dhe luftarake, nuk ka lidhje stadiumi ku luhet”, deklaroi Shehi.