Ballina Aktualitet Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Pajtuesi i gjyqeve në GJKKO: Si tentova...

Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Pajtuesi i gjyqeve në GJKKO: Si tentova të pajtoj Rrajat me familjen e viktimës Andi Maloku

0
50

Në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes të akuzuar për atentatin te mbikalimi i Shkozetit me 1 të vrarë dhe dy të plagosur dëshmoi Beqir Boja, pajtues gjaqesh.

Në atentat mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, ndërsa viktimë mbeti Andi Maloku shofer i Arjan Ndoj.

Beqir Boja ka tentuar pajtimin mes familjes Rraja, ku Redian Rraja është dënuar me burg përjetë si ekzekutor dhe Genci Malokut, babai i viktimës Andi Maloku.

 

Dëshmia e plotë e Beqir Bojës

Në 2019 kam jetuar në Kamëz. Kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve.

Asllan Rraja, më ka kërkuar që të negocioj me familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi që të negocioj për të birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be’ në Kuran që ne nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Andi Malokut.

Kemi pritur Gencin Malokun, babain e viktimës se ai nuk gjendej në shtëpi. I thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës.

Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkojë e gjithë gjëja.

Patëm dhe një takim të dytë. Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presë sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdojë të kërkojë të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jemi takuar më. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak. Të pandehurit në sallë nuk i njoh.