Nw internet po qarkullojnw lajme, se e veja e Charlie Kirk, Erika Kirk, dhe organizata e tyre, Turning Point USA, kanë ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër investitorit miliarder dhe filantropit George Soros.
Padia thuhet se është lidhur me një fushatë të dyshuar shpifjeje, që synonte të heshtte zërat konservatorë dhe të manipulonte perceptimin publik.
Një postim që qarkulloi në X thoshte: “Erika Kirk dhe Turning Point USA po padisin George Soros për 400 milionë dollarë, për një fushatë të dyshuar shpifjeje online që synonte Charlie Kirk. Ata po akuzojnë rrjetet e financuara nga Soros për orkestrimin e një operacioni shpifjeje për të heshtur zërat konservatorë dhe për të manipuluar perceptimin publik. Situata po ndryshon. Njerëzit që menduan se mund të sulmonin Patriotët pa pasoja, më në fund po ekspozohen. Drejtësia po vjen”.