Gjykata e Posaçme urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata për të dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentain e 2019 te mbikalimi i Shkozetit ku u vra Andi Maloku, ndërsa u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi aktualisht në kërkim ndërkombëtar.
Luan Mata është babai i të shumëkërkuarit Ervin Mata, ky i fundit i njohur si “Boli” i kokainës i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Biznesmeni Mata pritet të dëshmojë lidhur me sulmin me tritol që iu bë biznesit të tij konkretisht shpërthimit që ndodhi te hotel “Victoria”.