Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Bajrami. Ky i fundit u lirua nga qelia pasditen e djeshme pasi u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas një padie të ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, me pretendimin se ishte kërcënuar nga avokati gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit.
Inspektorë të ILD-së kanë shkuar sot në Elbasan për të administruar praktikën dhe rrethanat proceduriale të ndalimit të avokatit.
Barjami u ndalua dy ditë më parë pas kallëzimit të depozituar në prokurori nga prokurori Ceka duke pretenduar se ishte kërcënuar në seancë.
Ditën e djeshme Gjykata e Elbasanit urdhëroi menjëherë lirimin e tij nga qelia duke argumentuar vendimin se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen në izolim të avokatit.