Ballina Politika Çollaku: Beleri me flamurin e Vorio Epirit, i papranueshëm. Cënon identitetin e...

Çollaku: Beleri me flamurin e Vorio Epirit, i papranueshëm. Cënon identitetin e Shqipërisë

34
0

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku e ka konsideruar të papranueshëm shfaqjen e Fredi Belerit me flamurin e Vorio Epirit gjatë fushatës në zgjedhjet e shkuara lokale.

I ftuar në emisionin ”3D”, nga Alban Dudushi, Çollaku tha se një veprim i tillë cënon sigurinë e Shqipërisë.

Unë kam deklaruar dhe i qëndroj atij komenti, bërë në zgjedhjet e shkuar lokale për kandidimin e Belerit se për çdo lloj force të djathtë në Shqipëri, një kandidat i cili guxon të vërë flamurin e Vorio Epirit në kurriz dhe bën fushatë është e papranueshme. Vorio Epiri është një organizatë e cila rivendikon territoret e Shqipërisë, nuk njeh një pjesë të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë në pjesën jugore të vendit. Nuk e njoh Belerin, por për mua një kandidat që vendos flamurin e Vorio Epirit, për mua, për PD,  për të djathtën nacionaliste shqiptare do të ishte i papranueshëm. Ky ka qenë qëndrimi im atë kohë dhe tani” tha ai.