Ballina Politika Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni...

Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni Gjergji me PS-në

79
0

Ish- deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Zheni Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja në rrjetin e saj social Facebook ku shprehet se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.

Por duket se përveç një vendimi profesional dhe njerëzor ish deputetes së PD-së i kanë bërë “qokën” familjarë të saj të ngushtë në radhët e deputetëve të PS-së në Elbasan.

Teksa ndarja e posteve të drejtorëve rajonalë ka marrë të gjithë vëmendjen paszgjedhore në qarqe, dhe karakterizohet nga një “luftë” e brendshme, duket se shumë e thjeshtë ishte zgjedhja e zonjës Gjergji në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Në këtë mënyrë drejtuesi politik i socialistëve në Elbasan, Arbjan Mazniku ka preferuar një doktoreshe demokrate, ndërkohë që në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, gjenden dy doktorë të cilët ende nuk janë punësuar.

Bëhet fjalë për mjeken dermatologe Desantila Tahiraj dhe mjekun Florenc Spaho. Të dy nuk mundën të dalin nga lista e hapur e Partisë Socialiste në 11 Maj.

Emërimi i zonjës Gjergji në drejtimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit është deri tani emërimi i vetëm i drejtorëve rajonalë në këtë qark teksa ende priten lëvizjet e radhës.

Posti i Drejtorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit mbeti vakant pasi Agron Gaxho u zgjodh deputet.

Po ashtu mbetet i komanduar drejtori i Kadastrës në po këtë qark, post të cilin deri para 11 majit e mbante Adi Qose i cili gjithashtu u zgjodh deputet.

Me vendimin për t’u emëruar Drejtoreshë e Spitalit, ish deputetja demokrate dhe ish- kryetare e Komisionit të Shëndetësisë ku i ka bërë oponencën ministrave socialistë, duket se nuk është menduar dy herë për ti thënë “po” ofertës për të drejtuar një tjetër institucion shëndetësor, këtë herë duke e marrë postin me firmën e socialistëve.