Vetëm pak orë pasi janë bërë publike listat, avoktja e njohur në Durrës Redinela Beqiraj, ka dhënë një intervistë të shkurtër për bulevard news. Ajo është njëkohësisht Kordinatore e quarkut Durres dhe do garoje në Koalicionin “NismaShqipëria Bëhet” si kandidate për deputete në këtë qark. Profesioniste e përkushtuar në fushën e jurisprudencës dhe një lidere politike me vizion për ndryshime konkrete në Shqipëri ajo është diplomuar me rezultate të larta në drejtësi në vitin 2011, e licencuar si avokate në vitin 2014 dhe e trajnuar në disa programe ndërkombëtare. Ajo shprehet se ka qenë gjithmonë në pararojë të iniciativave për të promovuar efikasitetin e sistemit gjyqësor, barazinë gjinore, dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në politikë dhe shoqëri civile. Ajo është shprehur se kandidmi i saj në Durrës është një zgjedhje strategjike dhe e natyrshme për disa arsye kryesore, duke renditur sipas saj disa prej tyre.
Së pari ajo ia ka dedikuar këtë kandidim lidhjes së saj me Durrësin, pasi si banore e këtij qyteti dhe me një përvojë të fortë profesionale në fushën ligjore, e njeh nga afër realitetin dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët. Kjo sipas saj i jep mundësinë të adresoj në mënyrë më efektive nevojat e tyre, duke shtuar se një tjetër arsye është zgjidhja e çeshtjeve kyçe. Sipas avokates Redinela Beqiraj, Durrësi ka probleme që kërkojnë angazhim dhe zgjidhje të menjëhershme, ndërsa ajo ka renditur si katër më kryesoret si:
Çështjet e pronave, të cilat kanë mbetur pezull prej vitesh.
Turizmi dhe infrastruktura, që duhet të zhvillohen me një qasje më të strukturuar.
Mjedisi dhe ndotja.
Zhvillimi ekonomik, duke shfrytëzuar më mirë potencialin e qytetit si porti më i madh në vend.
Për avokaten që shpreh sigurinë se qytetarët do ta mandatojnë si deputete për të qenë një zë në institucionin ligjvënës, ajo siguron se do të jetë jo vetëm një zë i ri për problemet e qytetit dhe zgjidhjen e tyre por edhe një zë i fuqishëm, për të respektuar kontratën me qytetarët dhe jo kompromisin e një mandate. Sipas avokates Redinela Beqiraj, Durrësi ka nevojë për një përfaqësim të ri politik, për një figurë me energji, integritet dhe vizion të qartë për ndryshim dhe kjo do të bëhet e mundur me angazhimin e saj në politikë edhe në fushën ligjore, ku ajo do të jetë një zë I fuqishëm për qytetin. Znj Beqiraj mendon se ky është momenti i duhur për të sjellë ndryshimin që qyteti meriton! Natyrisht sipas saj ky ndryshim do të vij nga mbështetja e strukturave dhe komunitetit dhe e gjitha kjo si pjesë e “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, lëvizje që sipas saj ka krijuar një bazë të fortë mbështetjeje në Durrës. “Angazhimi im në çështjet e qytetit dhe kontaktet me komunitetin më japin një avantazh të rëndësishëm për këtë garë.”, është shprehur kandidatja Redinela Beqiraj./ bulevard news