Ballina Politika Ujdi për reformën zgjedhore – PS dhe opozita bien dakord për përbërjen...

Ujdi për reformën zgjedhore – PS dhe opozita bien dakord për përbërjen e komisionit, lirohen dy vende për Tom Doshin dhe Agron Shehajn

38
0

Pas javësh negociatash, raportohet se opozita dhe mazhoranca kanë arritur një marrëveshje për përbërjen e komisionit që do të udhëheqë reformën zgjedhore.

Dakordësia synon të kënaqë palët kryesore politike, por gjithashtu të garantojë përfaqësim për partitë më të vogla në Kuvend.

Sipas ujdisë, Partia Socialiste do të mbajë shtatë nga tetë vendet që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i kalojë Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Nga ana tjetër, opozita ka rënë dakord për ndarjen e vendeve si më poshtë: pesë për Partinë Demokratike, një për Partinë Republikane, një për Partinë e Lirisë dhe një për partinë e Agron Shehaj.

Komisioni do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje, një nga mazhoranca dhe një nga opozita.

Pra, ne grupin e PS, do te jene, 7 anetare te PS + 1 PSD, dhe ne opozite, 5 PD, 1 PR, 1 PL dhe partia e Agron Shehajt.

Kjo formule eshte zgjedhur si me e mira per te perfaqesuar grupet parlamentare dhe partite e vogla.

Jashte Komisionit te Reformes Zgjedhore, sipas kesaj formule mbetet Partia Shqiperia Behet e Lapajt dhe Levizja Bashke e Arlind Qorit.

Krijimi i komisionit pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit, duke hapur rrugën për nisjen e punës mbi ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor.