Ballina Aktualitet Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjekmarkaj: Kambanë alarmi

Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjekmarkaj: Kambanë alarmi

72
0

Nënkryetri i PD, Agron Gjekmarkaj, e ka konsideruar si kambanë alarmi për gjithë shqipërinë vrasjen e ndodhur në Manzë, ku mbetën viktimë Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.

“Kjo nuk është thjesht një ngjarje kriminale. Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe një aktakuzë e drejtpërdrejtë ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të cilat janë kthyer në institucione të paralizuara, të shkëputura nga realiteti dhe interesat e qytetarëve.’ – shkruan veç të tjerash, deputeti demokrat.

“Ky është rezultati i politizimit ekstrem të institucioneve të rendit, mungesës së vizionit, përgjegjësisë dhe angazhimit serioz për të luftuar krimin dhe për të garantuar jetën e qytetarëve. Kur shteti tërhiqet, krimi avancon. Dhe sot, jemi përballë një realiteti ku jeta e të rinjve shqiptarë po preket në mënyrën më tragjike, në mes të ditës, pa asnjë ndjenjë frike nga drejtësia.” – vijon më tej ai.