Ballina Kronika Tropojë/ Sherr në lokal, 40 vjeçari godet me thikë 3 persona! Forcat...

Tropojë/ Sherr në lokal, 40 vjeçari godet me thikë 3 persona! Forcat operacionale drejt Fierzës për ta arrestuar

10
0

Një 40 vjeçar në fshatin Rajë të Fierzës ka goditur me mjete të forta 3 shtetas të cilët ndodhën në spital. Policia është në ndjekje të autorit.

‘Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi  S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.,  të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës  dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.’