Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Gjermani, ku gjatë ditës së sotme ka mbajtur një fjalim në ‘Aspen Institute’ të Berlinit.
E para e shtetit, në postimin në Facebook, bëri të ditur se gjatë fjalimit ka theksuar faktin se, e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
Krahas kësaj, Osmani u shpreh e bindur se, “e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.
Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike.