Nga Alban Daci
Një direktivë nga PD qenka që deputetët e grupit parlamentar të mos shkojnë në Kuvend me kostume e kravata të shtrenjta për të bërë një foto nga foltorja! Pse kjo direktivë?
Në fakt, Parlamenti është kthyer që nga 2013 çdo të enjte, vendi i pasarelave të modës për të treguar makinat e shtrenjta që kanë, rrobat e çantat e shtrenjta, bizhuteritë e shtrenjta në një vend si Shqipëria ku njerëzit e ndershëm kanë probleme serioze për të përballuar kostot e kurimeve nëpër spitale, pamundësi me paguar ujin e dritat, pamundësi me blerë një shtëpi, qoftë e me kredi!
Sigurisht pasarelat e Parlamentit janë kthyer në një simbolikë përbuzje dhe urrejtje, por akoma jo në rrënimin nga ata që i votojnë me shpresën për të përmirsuar jetën e tyre!
Problemi nuk është nëse një deputet është miliarder, por fakti se Shqipëria është vend i vogël dhe shumica e tyre që janë miliarder në politikë, janë bërë të tillë falë privilegjeve të pushtetit, pa ndonjë aftësi të madhe për të bërë diferencën ndaj qytetarëve!
Pra, pasarela e Parlamentit është simbolika e madhe e padrejtësi e njerëzve që pa ndonjë aftësi të madhe jetojnë në lluks falë besimit të qytetarëve përmes votës duke ju dhuruar pushtetin për privilegje ekskluzive!
Pra, nëse kostumet dhe kravatat i kanë të shtrenjta dhe të pamerituara ka fare pak rëndësi nëse këtu e mbrapa i reklamojnë apo jo, sepse perceptimi i padrejtësisë nga qytetarët mbetet i njëjtë!
Të mos harrojmë se protestat e Nepalit nga të rinjtë i frymëzuan nga perceptime të ngjashme të padrejtësisë, me politikanë miliarder pa punuar një ditë dhe më qytetarë në varfëri ekstreme!
Kërkojmë të jemi anëtarë të BE, por jetojmë në kohën e padrejtësive të mëdha me një klasë politike që ka humbur lidhjen me realitetin la, që jo vetëm është pasuruar, por nuk e Ka problem as të na bëj çdo ditë karshillëk për faktin se ata jetojnë shumë më mirë se ne një mjedis të padrejtë që e kemi prodhuar po në duke ju besuar përfaqësimin përmes votës tonë!







