Elton Arbana kryetari i bashkisë Shijak në rrjetet sociale i ka bërë thirrje të diplomuarve dhe shijakasve të diasporës që të vijnë të japin kontributin e tyre në Shijak për ta çuar përpara drejt progresit. Ai thekson mbështetjen e Kryeministrit Rama në investimet që janë bërë dhe flet për buxhetin e 2025 që është më i lartë i viteve të fundit.
Postimi i plotë:
Shijaku, qyteti jonë i zemrës!
Para pak ditësh miratuam buxhetin për vitin 2025. Është buxheti më i lartë i këtyre viteve dhe kjo falë mbështetjes që na ka dhënë Kryeministri Rama dhe Qeveria shqiptare.
Shijaku i 2025 do të ketë më shumë investime publike në sektorë të ndryshëm, aty ku kanë kërkuar vetë banorët.
Ky buxhet është hartuar me vëmendje të veçantë, duke marrë gjithashtu sugjerimet e shijakasve të diasporës.
E ardhmja e Shijakut ka qënë më shpresëdhënëse pas rindërtimit, ku u ringritëm më të fortë dhe po vazhdojmë hapat e hedhur drejt një rruge që na çon në progres. Ne e kemi parë prej kohësh dritën në fund të tunelit, e kemi arritur dhe tani po ecim përkrah saj.
Për këtë kam një thirrje për çdo të diplomuar dhe për shqiptarët e diasporës të kontribuojmë për ta bërë Shijakun qytetin që dëshirojmë dhe që fëmijët tanë meritojnë të kenë. Duhet të jemi bashkë për të ndarë vlera, ide, punë të mira dhe vizionin për progresin.
Dua të jap një mesazh uniteti dhe besimi se duke bashkuar vlerat e njëri-tjetrit mund të përparojmë gjithmonë. Pavarësisht bindjeve politike ne duam një gjë të përbashkët, të ardhmen sa më të mirë të Shijakut! Në çdo punë të realizuar, madje ku kemi kaluar dhe jashtë pritshmërive, kemi pasur mbështetjen e Kryeministrit Rama, të cilën do vazhdojmë ta kemi nëse vetë ne zgjedhim që të ecim përpara me Partinë Socialiste!
Bashkohuni me vizionin tonë! Të mos jemi vetëm spektatorë të zhvillimit të tij, por të ndihmojmë të arrijmë aty ku të gjithë duam!