Ballina Europë Romë/ Turisti bie nga muri i Pantheonit dhe humb jetën

Romë/ Turisti bie nga muri i Pantheonit dhe humb jetën

80
0

Një turist japonez rreth 70 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga muri përreth Pantheonit në Romë.

I moshuari ka rënë nga një lartësi rreth 7 metrash.

Pas alarmit, në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët për të arritur tek viktima u detyruan të thyejnë portën hyrëse të monumentit.

Në vend kanë mbërritur gjithashtu edhe mjekët e urgjencës 118, por 70-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, duke mos përjashtuar mundësinë e një aksidenti, një probleme shëndetësore apo një veprim të qëllimshëm. Në vendngjarje ishin gjithashtu policia dhe agjentët e Roma Capitale.