Te Napoli ka shqetësim për Kevin De Bruyne pas një problemi në kofshë, i ngjashëm me atë që kishte ndalur Romelu Lukakun në vitin 2023.
Në atë kohë, Big Rom kishte qëndruar jashtë për 128 ditë për shkak të një dëmtimi të muskulit të kofshës.
Gjatë ndeshjes Napoli-Inter, belgu shënoi golin e parë, por menjëherë pas goditjes ndjeu dhimbje dhe mbajti dorën mbi kofshë.
Shokët e skuadrës u afruan fillimisht për të festuar golin, por më pas për të mbështetur De Bruynen, i cili dukej i ngrirë dhe i paaftë të ecte. Ai u detyrua të largohej nga fusha i mbajtur nga stafi mjekësor.
Pamjet kujtuan menjëherë dëmtimin e Lukakut, i cili kishte rënë në tokë duke mbajtur dorën mbi kofshë gjatë një miqësore kundër Olympiakos-it. Teknikisht, De Bruyne tani duhet të presë rezultatet e ekzaminimeve, por sinjalet nuk janë pozitive. Ai u rikthye në stol me një qese akulli mbi kofshë dhe duket se përparimi i tij është i vështirë.
Ky problem i kofshës ka qenë më herët shkak i mungesës më të gjatë në karrierë për De Bruyne-n, kur në sezonin 2023/24 humbi 30 ndeshje për 128 ditë.
Conte dhe Napoli shpresojnë të shmangin një rikthim të tillë, por rreziku për një mungesë të gjatë mbetet real.







