Një alarm është ngritur në Turqi pasi një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb sot në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze, pranë Stambollit.
Autoritetet janë në kërkim të një familje me tre fëmijë të bllokuar nën rrënoja. Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotmë në rrugën Isikgel, për arsye ende të panjohur.
Forca policie, zjarrfikësit, AFAD (Agjencia e Mbrojtjes Civile) dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për nxjerrjen e të mbijetuarve.
Sipas mediave turke, familja ndodhej brenda ndërtesës kur ajo u shemb. Autoritetet aktualisht janë në kërkim të prindërive të moshës 44 dhe 37 vjeç, si edhe tre fëmijëve të tyre, 12, 14 dhe 18 vjeç.







