Ballina Aktualitet Pukjania Violetta Berisha, shqiptarja e parë kryebashkiake në SHBA

Pukjania Violetta Berisha, shqiptarja e parë kryebashkiake në SHBA

62
0

Shqiptarja e parë kryebashkiake në SHBA, Violetta Berisha në një intervistë ekskluzive në “ABC e Mëngjesit”, ka rrëfyer përfshirjen e saj në politikë dhe vendosjen e saj në krye të një bashkie në Nju Xhersi.

Gjatë kësaj interviste, Violetta Berisha ndau edhe momente të familjes së saj, largimit nga Shqipëria në 1952, dhe vendosjes në Itali, ku edhe ajo vetë ka lindur, në Romë, më pas kur ishte në moshën 3-vjeçare, familjarët janë vendosur në SHBA.

Tashmë Violetta Berisha drejton mininashkinë e Fairway në Nju Xhersi. Berisha është e para grua kryetare në 129 vite qëkur Fairway u shpall bashki.

“Puna ime fillon në 08: 20. Në Fairway, janë rreth 15 mijë banorë. Në politikë ishte në politikë dhe më kërkoi të hyja në Këshill, dhe aty nisi e gjitha. Kam qenë në Këshill prej 7 vitesh. Në 1952 familja ime u arratis nga Shqipëria, babai im ishte 6-vjeç dhe kështu iu shmangën komunizmit dhe shkuan në Itali. Unë linda atje dhe më pas erdha këtu kur isha 3-muajshe. Në shtëpi ne gjithmonë flisnim shqip, por duke u rritur, në shkollë, e kisha më të lehtë të flisja anglisht. Emri Violetta nuk është shumë i zakonshëm mes italianëve të Amerikës, por të gjithëve u thoja që jam shqiptare”, është shprehur ajo.

Gjithashtu Violetta Berisha theksoi se në qytet ka shumë shqiptarë, janë rreth 50-60 familje shqiptare, duke shtuar se ka pasur edhe një mbështetje të madhe prej tyre.

“Në qytet jam shumë e përfshirë në qytet, kemi qenë këtu prej rreth 30 vitesh. Fëmijët e mi kanë shkuar në shkollë këtu, janë rritur këtu dhe kur dikush të njeh, nuk përfshihet më shumë politika. Pasi t’i përpiqesh të ndihmosh njerëzish dhe kjo është ajo që vlen. Mandati zgjat katër vite”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu