Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi përndoqi për rreth një muaj një 32-vjeçare, me anë të një llogarie false në rrjete sociale. I arrestuariishte i dënuar më parë për përndjekje.
Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në fshatin Radë Manzë, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për një periudhë njëmujore, ka përndjekur 32 vjeçaren, nëpërmjet një llogarie false në rrjetin social Instagram.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.