Ballina Aktualitet Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit...

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me dy vjet burg

102
0

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla për parashkrim të dënimit me dy vjet burg.

Llalla u dënua për fshehje pasurie teksa ishte në arrati dhe kërkoi fshirjen e dënimit për shkak të kalimit të një kohe të gjatë.

Por gjykata e ka refuzuar. Llalla është ndër zyrtarët e lartë të drejtësisë që u ndëshkua në kuadër të reformës në drejtësi. Ai ka aluduar herë pas here se përfaqësues diplomatikë në vendin tonë i kanë ndërhyrë dhe kërkuar arrestime të zyrtarëve të lartë.